Asfaltohen rrugët e lagjes Miftaraj në Vitak të Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka filluar asfaltimin e rrugëve të lagjeve të fshatit Vitak. Të enjten janë asfaltuar rrugët dhe rrugicat e lagjes Miftaraj të këtij fshati, ndërsa asfaltimi i rrugëve tjera të lagjeve do të vazhdojë në ditët në vazhdim.

Nënkryetari Nura me këtë rast ka vizituar Vitakun me qëllim të inspektimit të punimeve në këtë projekt. Ai i ka siguruar banorët se asfaltimi i rrugëve të lagjeve do të vazhdojë derisa të gjitha lagjet e fshatrave të Skenderajt të kenë qasje në rrugë të asfaltuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …