Asfaltohen të gjitha rrugët në fshatin Pozhar të Deçanit

Në fshatin Pozhar të Komunës së Deçanit ka filluar asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave, ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në facebook, kryetari Bashkim Ramosaj.

Premtimet tona po i kthejmë në punë sepse përkushtimi për rregullimin e mirëqenies së qytetarëve ka marrë një dimenzion tjetër duke parë ndryshimin e qytetit të Deçanit dhe dita ditës në çdo fshat po punohet për të mirën e qytetarëve.

Të lumtur që sot po jetësojmë premtimet tona, të dhëna në fillim të mandatit se motoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet: Për Deçanin Ska Mu Ndal, thuhet në postimin e Krytarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …