Asfaltohen tri rrugë në komunën e Klinës

Në Komunën e Klinës janë asfaltuar tre rruge, dy në qytet “Mic Sokoli” dhe “ Kuvendi i Lezhës”, si dhe rruga në fshatin Gjurgjevik i Madh. Mbarëvajtjen e punimeve e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka uruar banorët për rrugët e asfaltuara.

Së shpejti pritet edhe asfaltimi i dy rrugëve tjera në qytetin e Klinës, derisa është duke u punuar edhe në projekte tjera në infrastrukturën rrugore në Kerrnicë e Klinafc. Janë duke u realizuar edhe projekte në fushën e bujqësisë, të arsimit dhe segmente tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …