Në fshatin Binqë të Vitisë, kanë filluar punimet për asfaltimin e një rruge. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë ka vizituar punimet. Ai aty është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për punën që po bënë Komuna e Vitisë në infrastrukturën rrugore. Përndryshe Komuna e Vitisë po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në lokalitet e ndryshme të kësaj komune kurse në fshatin Binqë parashihen të asfaltohen edhe disa rrugë të tjera.