leoni

Asfaltohet rruga “Drenica” në Ferizaj

Ndonëse dhjetor, kushtet e përshtatshme klimatike po mundësojnë ende zhvillimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt. I tillë ishte edhe asfaltimi i rrugës “Drenica”, një rrugë kjo e rëndësishme që përfshinë shumë shtëpi e familje ferizajase në afërsi të qendrës së qytetit. Për ta parë këtë investim infrastrukturor, doli Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe drejtorin e Shërbimeve Publike e Emergjencë, Arben Halili. I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se investimi në këtë rrugë është bërë sipas standardeve më të larta infrastrukturore dhe si i tillë ky investim plotëson nevojën e banorëve të kësaj zone. Madje, kjo rrugë është investim në kuadër të programit infrastrukturor për investimet në zonën urbane. Edhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi duke dhënë detaje teknike të projektit tha se është investim që kaherë është dashur të përfundohet në këtë pjesë. “Në kuadër të përfundimit të infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore ne qytet në kuadër të rregullimit të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave të qytetit, po bëjmë asfaltimin e rrugës “Drenica”, një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone, dhe ka qenë pothuajse e harruar nga të gjitha pushtet edhe pse ka qenë afër qytetit. Sot po bëjmë shtresën e parë të asfaltit, ndërkaq më parë kemi intervenuar edhe kanalizimin dhe pikërisht për shkak të kanalizimit jemi vonuar në asfaltimin e kësaj rrugë”, ka thënë drejtori Bytyqi, përderisa ka shtuar se do të bëhet edhe shtresa e dytë e asfaltimit të kësaj rruge. Ky investim ka vlerë prej 50 mijë euro, ndërsa ka të përfshirë edhe kanalizimin në këtë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …