Asfaltohet rruga “Drita”, njëra nga 50 rrugët që do të asfaltohen në qytet

Dëshmi e mirëqeverisjes dhe standardit të ri të vendosur nga qeverisja Aliu në punimet që po bëhen në rrugë në gjithë territorin e Ferizajt, po japin rezultatet e duhura. Një element i rëndësishëm i kësaj të fundit është edhe dinamika kohore për përfundimin e tyre. Kushtet e favorshme atmosferike, po mundësojnë ende zhvillimin e shumë projekteve infrastrukturore në territorin e Ferizajt. Një ndër projektet më të rëndësishme në kuadër të programit infrastrukturor për zonën urbane, është edhe projekti për asfaltimin e rrugicave të qytetit. Një e tillë u asfaltua, është fjala për rrugën “Drita”, në të cilën përveç asfaltimit, qeverisja lokale ka investuar edhe në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore. Për të parë këtë vepër publike që po kryhet me cilësinë më të lartë dhe kushtet më të avancuara për asfaltimin e rrugëve, doli drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu. Ata përshkuan këtë rrugë në gjithë gjatësinë e saj duke vlerësuar punimet që janë bërë këtu. Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se kushtet e favorshme atmosferike, kanë bërë që të vazhdohet me asfaltimin dhe investimet në infrastrukturën nëntokësore sipas lotit të parë të projektit për asfaltimin e 50 rrugicave të qytetit. “Në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit, në gjegjësisht në kuadër të lotit të parë të projektit, bëhet fjalë për asfaltimin e diku rreth 50 rrugicave, gjegjësisht fillimin e asfaltimit të 50 rrugicave. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 450 mijë euro ku do të asfaltohen gjithsej rreth 7 kilometra rrugë, ndërsa sa i përket këtij projekti që është duke u implementuar ne sot po fillojmë me asfaltimin e rrugës “Drita”, gjatë ditëve në vijim do të asfaltohen edhe dhjetë rrugica tjera dhe në kuadër të këtij projekti do të kemi asfaltim, gjegjësisht rregullim të infrastrukturës nëntokësore dhe bëhet fjalë për një projekt rreth 100 mijë euro. Deri në këto momente, kushtet atmosferike kanë qenë të favorshme dhe për këtë arsye ne kemi shfrytëzuar këto kushte atmosferike që të bëjmë asfaltimin e këtyre rrugicave dhe disa rrugicave tjera dhe disa projekte tjera që janë duke u zhvilluar në Komunën e Ferizajt” tha drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi paralajmëroi edhe investime të tjera, përkatësisht asfaltimin dhe rregullimin e infrastrukturës nëntokësore në shumë rrugë e rrugica në gjithë territorin e Ferizajt, ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …