Asfaltohet rruga “Filip Shiroka” me një gjatësi mbi 1 kilometër

Këtë të hënë ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugës “Filip Shiroka”, në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit të Ferizajt. Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Arbër Bytyqin, por edhe bashkëpunëtore të tjerë. Me këtë rast drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësie tejet të madhe me vet faktin që po investohet në rrugët e qytetit të Ferizajt. “Jemi në zonën urbane të Ferizajt, jemi në muajin nëntor, por kushtet e mira atmosferike na kanë mundësuar vazhdimin e asfaltimit të shumë projekteve që janë të Komunës së Ferizajt. Sot po bëjmë fazën e fundit të asfaltimit të kësaj rrugë e cila ka një gjatësi prej mbi 1 kilometër, ndërsa ka një kosto prej 50 mijë euro”, është shprehur drejtori Bytyqi. Ndërsa banorët e rrugës “Filip Shiroka”, kanë falënderuar Kryetarin Aliun dhe Komunën e Ferizajt për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së tyre. U bë e ditur se edhe ditëve në vazhdim do të ketë asfaltim të rrugëve të ndryshme të cilat janë të gatshme për t’u asfaltuar.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …