Një kilometër rrugë u asfaltuan në lagjen Blenishti në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt. Rruga e asfaltuar është një arterie e rëndësishme e qarkullimit rrugor në këtë fshat, që lehtëson qarkullimin e përmirëson jetesën e banorëve të kësaj zone, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social facebook, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.