Asfaltohet rruga në Lagjen Kodrali në Glloboçicë- faza e dytë

Rrugët e Komunës së Kaçanikut janë shëndrruar në arenë të punimeve dhe investimeve kapitale komunale. Është asfaltuar rruga në Lagjen Kodrali në Glloboçicë, faza e dytë e projektit ku janë asfaltuar 530 m rrugë.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, nga afër përcolli ecurinë e asfaltimit të kësaj rruge, ndërsa e konsideroi si një projekt shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, sepse do të lehtësoj lëvizjen e lirë të tyre në këtë pjesë të fshatit. Kryetari njoftoi se projekti në fjalë është komplet i realizuar nga të hyrat vetanake komunale, që nënkupton se pagesa e tatimeve komunale, po kthehet gjithmonë në të mirë të mirëqenies qytetare. Kryetari Ilazi shtoi se gjatë këtij viti në Komunën e Kaçanikut, po realizohet një numër i konsiderueshëm i projekteve me rëndësi jetike, nga fondi komunal dhe nga ministritë e tjera përkatëse. Nga ana tjetër edhe banorët e kësaj ane, e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës së tyre. Tash e tutje do të kenë shumë më të lehtë edhe qarkullimin e tyre. Sipas menaxherit të projektit Valmir Krasniqi, rruga në Lagjen Kodrali ka kushtuar 24 mijë e 199 euro, ndërsa janë asfaltuar 530 metra rrugë, me gjerësi 4 metra, ndërsa pjesa e rrugës me punë shtesë tek xhamia është me gjerësi 3 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …