Asfaltohet rruga në Lagjet Kovaç – Topojan

Investimet komunale në infrastrukturën rrugore në komunë e Kaçanikut nuk kanë të ndalur. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka përcjellë nga afër asfaltimin e rrugës në lagjet Kovaç Topojan, projekt i financuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Komuna e Kaçanikut. Kryetari Ilazi e vlerësoi të rëndësishëm implementimin e këtij projekti, duke shtuar se banorëve të kësaj ane do tu krijohen lehtësira në qarkullim dhe kushte më të mira për jetesë, duke lidhur këto lagje me rrugë magjistrale dhe rrugë të tjera të rëndësishme. Kryetari tha se rregullimi i infrastrukturës rrugore edhe më tutje mbetet prioritet komunal, krahas shumë prioriteteve të tjera të rëndësishme për mirëqenien qytetare. Edhe banorët e kësaj ane u ndanë të kënaqur lidhur me implementimin e projektit, ndërsa falënderuan komunën për punën dhe angazhimin korrekt në këtë projekt. Sipas menaxherit të projektit Ilir Koraqi, projekti “Ndërtimi i rrugës në Lagjen Kovaç- Topojan” është projekt i financuar nga MAPL në shumë prej rreth 79 mijë euro dhe Komuna e Kaçanikut me shumë rreth 13 mijë euro. Sipas tij dy akset rrugore të këtij projekti, lidhin lagjet me rrugën magjistrale për Tetovë, si dhe me rrugën Bob Doganaj, ndërsa aksi tjetër i këtij projekti e lidh këtë lokalitet me lagjen Topall.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …