U bë asfaltimi i rrugës Pozheran-Sllatinë e Epërme prej lagjes së Korranëve.
Kjo rrugë e cila lidh këto dy fshatra bën përmirësimin e infrastrukturës në mes të këtyre dy lokaliteteve.
Kjo do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe do të rrisë çasjen për banorët duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal sidomos në sektorin e bujqësisë.
Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe do të sjellë përfitime të dukshme për të gjithë banorët e Pozheranit dhe Sllatinës së Epërme, ka thënë me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i cili me bashkëpuntorë nga afër përcjelli punimet në këtë rrugë.