Asfaltohet rruga që lidhë fshatrat Plloqicë dhe Plloqicë e Poshtme

Asfaltohet rruga që lidhë fshatrat Plloqicë dhe Plloqicë e Poshtme të komunës së Malishevës, me një gjatë rreth 2.5 kilometra. Asfaltimin e kësaj rruge, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e këtyre dy fshatrat për ti uruar për rrugën e cila i lidhë dy fshatrat. “Rregullimi i kësaj rruge ka qenë jetike për banorët dhe më në fund, prej që ekzistojnë këto dy fshatra, lidhen me rrugë të asfaltuar. Unë ju uroj juve për rrugën e re, e cila besoj se ka rëndësi të madhe për ju, pasi do ti shmangni shumë kilometra që keni bërë deri tani, për shkuar nga fshati në fshat”, ka thënë nënkryetari Berisha. “Rregullimi i infrastrukturës, vazhdon të mbetet prioritet për ne dhe deri në rregullimin e të gjitha rrugëve, ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Berisha, sipas të cilit, do të vazhdohet me investime në rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …