Asfaltohet rruga që lidhë mes vete Vitinë me Kaçanikun

Në fshatin Vërban të Vitisë, ka filluar asfaltimi i rrugës Vërban-Begrancë që lidhë mes veti komunat Viti- Kaçanik. Me këtë rast i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë i cili bëri me dije se asfaltimi i kësaj rrugë është në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve rurale në këtë komunë. “Po vazhdojmë me projekte infrastrukturore në lokalitet e komunës së Vitisë. Rruga që po asfaltohet sot po lidhë mes veti jo vetëm banorët e dy fshatrave por edhe të dy komunave, si të Vitisë dhe Kaçanikut, prandaj projekti në fjalë ka një vlerë të veçantë për ne”, u shpreh kryetari Haliti. Ndërkaq edhe kryetari i fshatit Vërban, Afrim Ramushi falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për të gjitha projektet që janë realizuar në këtë lokalitet duke i cilësuar jetike për banorët. Gjithashtu në Vërban është asfaltuar edhe rruga që lidhë mes veti lagjet Vishaj dhe Shavarinët. Po ashtu ai ka vizituar edhe shkollën e fshatit ku po vazhdojnë punimet në fushën sportive.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Kosovë

Me ftesë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Kryetari …