Asfaltohet rruga Sllatinë e Poshtme – Sllatinë e Epërme dhe bëhet finalizimi i rrugës Sllatinë-Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet në vazhdimin e rrugës Sllatinë-Viti, konkretisht të finalizimit të asfaltimit të pjesës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Poshtme dhe Sllatinë e Epërme. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar banorët e kësaj pjese për realizimin e këtij projekti madhor që po realizohet në komunën e Vitisë. Ai theksoi se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e komunës së Vitisë, sepse pos që lehtëson qarkullimin e banorëve, shkurton rrugën dhe krijon alternativ të lëvizjes. Gjithashtu kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera. Përndryshe asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur edhe nga banorët e kësaj zone të cilët u shprehën falënderues ndaj kryetarit dhe komunës.

May be an image of 5 people and scraper

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …