Disa medie në Shqipëri por edhe në Kosovë, me qëllim për të qenë të klikuara botojnë shkrime ku fyhet madje edhe nderi dhe identiteti i kombit nga të huajt sikur është rasti i botimi i shkrimit të një ta quajmë analisti italian, i quajtur Vincenzo Musacchio, i cili flet me “kompetencë” për mafian shqiptare. Ka qenë në një kohë edhe një i tillë, njëfarë prifi italian Cordigniano, që thoshte se shqiptarët janë populli më primitiv i botës.
Duke mos përmendur vendin e tij ku la lindur Mafia më gjakësore dhe më primitive dhe nga ku është përhapur gati në tërë botën, Ky farë Muzakio mafiozi konstaton se Mafia shqiptare, qenka shumë e ngjashme me ‘Ndrangetën’, ndjek rregullat strikte të kodit të heshtjes. Ka një kod nderi që e quajnë “Besa” që për shumë shqiptarë është ende kodi më i lartë etik në vend. Besa në shqip do të thotë “nder”. Për mafiozët konsiderohet një kontratë që zgjidhet vetëm me vdekje.
Ngatërrimi jo pa qëllim që ky “analist mafioz” i bën “Besës shqiptare” duke e vënë si kod të mafias, jo vetëm që nuk ilustrohet me asnjë fakt të vetëm, por ka për qëllim ta godasë pikërisht traditën shqiptare të Besës, nderit, respektit, burrërisë, kodit shqiptar të njohur në mbarë botën. Nga zbulimi e vënia para drejtësisë për ditë që në Shqipëri e gjithandej u bëhet mafiozëve, nuk mund të keni parë qoftë edhe një rast të vetëm, nga qindra sish ku ndonjë kriminel mafioz të ketë deklaruar se ishte i lidhur me besë, se e kishte shkatërruan parterin e tij për shkak të besës.
Besën nuk e jep shqiptari për të vjedhur, për të vrarë, për të trafikuar, sepse kodi i tillë bie ndesh ,e vetë besën si kategori morale, dhe ajo nuk ka asgjë të përbashkët me veprat e vrasësve, trafikantëve, kriminelëve, hajnave dhe tërë këtij soj-sorollopi, kësaj jashtëqitjeje të kombit, e jashtëqitje të tilla shumë më të trasha i ka, kush tjetër pos Italia dhe jo vetëm ajo.
Me kodin shqiptar të Besës përjashtohen, në radhë të parë të pabesët, ata që shkelin nderin, dinjitetin e familjes, fisit, bajrakut, krahinës dhe kombit.
Nuk lidh besë shqiptari për të trafikuar njerëz, për t u marrë me prostitucion, për të vrarë kundërshtarë, për të marrë peng fëmijë, për të vrarë fëmijë, prind apo të afërm, sepse këto veprime janë të sanksionuara pikërisht me kodin e besës dhe në esencë janë veprime antinjerëzore, anticivilizuese.
Çfarë bese mund të lidh, apo mund t’ i përmbahet asaj vrasësi i familjes së vet, vrasësi i gruas dhe i fëmijës së vet, vrasësi i prindërve apo vëllezërve të vet. Kjo është krejtësisht kundër çdo arsyeje dhe kudër çdo interpretimi real që i bëhet “Besës shqiptare”. Ky sharlatan italian, mendon se “Besa shqiptare e njohur në tërë botën si bazament i moralit tradicional” qenka kodi të cilit po iu përmbajtkan shqiptarët për partneritet mafizoz. Kjo është më shumë se fyerje, por të jetë drejtuar nga një njeri me kulturë e dije, por meqë vjen nga një i vetëquajtur analist, nuk ka pse të merremi me shumë me të. Por është ligësi të botohen e të shpërndahen broçkulla të tilla, në shtypin shqiptarë, mjerisht shumë të pabesë.
Kriminelët, vrasësit, trafikantët e bosët e mafias kudo ku janë në botë dhe jo vetëm ndër shqiptarë, janë vetë të pabesë dhe si mund të kenë aq ndërgjegje të lartë kombëtare e fetare që të lidhin besën për të vrarë, për të dhunuar, për të vrarë fëmijë, vëllezër, prind e vepra të tjera.
Ku farë italiani Muzakio, nuk di çka është “Besa” shqiptare, ose e di por pretendon që “Besën” shqiptare ta paraqesë si lidhje mafioze, si primitivizëm atavist të të gjithë shqiptarëve, njëjtë sikur prifti mafioz e sharlatan italian, Cordigniano, që e kishte mohuar eposin naimian “Historia e Skënderbeut” në një pikë sepse iu kishte dukur si diçka banale, se aty thuhet se Skënderbeu bije dhe bën dashuri… (Nga OraNews: Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2017, 19:46)
Ahmet Qeriqi
Shtime
20. 1. 2022
( Burimi Dita: Në Tiranë janë tre organizata me rrënjë në lidhjet e komunizmit? RAI analizon mafian shqiptare: “Funksionojnë si Ndragheta)