Asgjësohet sërish sasi e konsiderueshme e produkteve pa afat në fshatrat e Ferizajt

Fuqizimi i Inspektoratit Komunal nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe mbështetja e vazhdueshme e tij në aksionet e kësaj të fundit po jep rezultate domethënëse në të gjitha sferat e fushëveprimtarisë së këtij institucioni. Aksioni i ditëve të fundit nga Inspektorati Komunal për kontrollin e cilësisë së produkteve që ofrohen në marketet e fshatrave të Ferizajt, ka rezultuar me asgjësimin edhe të një sasie tjetër të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar, gjegjësisht produkte të prishura të cilat ishin vendosur në raft për shitje. Nga inspektimi që është bërë në fshatrat Prelez i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive, Mirash, Cërnillë, Babush, Tërrn, Bablak, Luboc, Koshare, gjendja më e rëndë, gjegjësisht më shumë produkte pa afat janë konfiskuar dhe asgjësuar në fshatrat Cërnillë dhe Koshare. I pari i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha tha se aksioni i nisur ditë më parë në zonën rurale ka bërë efektin e vet. Shumica e marketeve në fshatrat e Ferizajt që po vizitohen në vazhdimësi nga inspektorët mbajnë produkte sipas kushteve që duhet të kenë për ruajtje dhe janë produkte cilësore. Ai ndër të tjera bëri të ditur se do të vijohet me inspektime edhe në zona të tjera rurale për të përmbyllur ciklin e kontrolleve që po realizohen për herë të parë në këtë intensitet në fshatrat e komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …