Duke u bazuar në informatat e publikuar sot ne disa medie, në lidhje me rënien e radarit nga funksioni, apo mos paraqitjen e imazhit nga sistemi i radarit, për hir të korrektësisë ndaj opinionit publik, njoftojmë se në asnjë moment nuk është cenuar siguria e operimeve. Mungesa e imazhit të sistemit të radarit, nuk ndikon në sigurinë e fluturimeve të cilat menaxhohen nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA). Kontrollorët e Trafikut Ajror janë të licencuar për ofrim të shërbimeve procedurale, që nënkupton procedurë standarde të navigimit, e cila është e definuar me rregullore të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), procedurë kjo në të cilën tani për tani është duke operuar ASHNA.
Në lidhje me problemin teknik të paraqitur, ASHNA në bazë të procedurave dhe rregulloreve të Aviacionit Civil, ka njoftuar autoritet relevante, siq janë Autoriteti i Aviacionit Civil dhe KHAIA. Ekspertët teknik të ASHNA-së, janë duke punuar 24 orë në zgjidhjen e këtij problemi, duke siguruar që operimet të zhvillohen sigurt dhe në mënyrë të rregullt. Andaj, ASHNA njofton se përkundër këtij problemi teknik, fluturimet për dhe nga Republika e Kosovës, janë duke u zhvilluar me siguri maksimale dhe garanton qytetarët të cilët udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, se fluturimet e tyre janë të sigurta. (Driton Ujkani)