Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meterologjike për këtë të fundit. Palët, përmes kësaj marrëveshje u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore. Nga këto të dhëna Kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Marrëveshja u nënshkrua nga Menaxheri i Departamentit Meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci dhe Nënkryetari njëherit Drejtor i Drejtorisë së Administratës i Kryeqytetit Muhedin Nushi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …