ASHNA shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dezinformimin e opinionit publik nga Koha Vizioni - KTV

ASHNA shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dezinformimin e opinionit publik nga Koha Vizioni – KTV

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), shpreh shqetësimin e thellë, lidhur me dezinformimin e opinionit publik nga ana e gazetares së Koha Vizionit – KTV, Ardiana Thaçi, e cila për qëllime të saja personale, sulmon ASHNA-në duke shkaktuar panik dhe duke ngjallë pasiguri tek pasagjerët të cilët e përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për udhëtimet e tyre.

ASHNA, njofton opinionin publik veçanërisht qytetarët të cilët udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që të mos bien pre e dezinoformatave të gazetares së KTV-së Ardiana Thaçi, pasi që sulmet e drejtuara nga ajo, bëhen për interesa personale duke sulmuar ASHNA-në.

Vetëm për gjashtë muaj, gazetarja në fjalë ka realizuar rreth 15 kronika për ASHNA-në dhe çdoherë në kontekst negativ, duke përsëritur temat e konsumuara e të cilat nu përbëjnë më lajm gazetaresk, me të vetmin qëllim për ta sulmuar ASHNA-në.

Ardiana Thaçi, edhe pse çdoherë në kronikat e sajë ankohet se ASHNA nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së, e ku në kronikën e fundit të datës 02.10.2017, nuk ka kërkuar fare prononcim nga ASHNA, ne sigurojmë opinionin publik se gjithmonë kemi qenë të gatshëm të përgjigjemi dhe jemi përgjigjur, mirëpo qëllimi i sajë ka qenë gjithmonë dëmtimi i imazhit të ASHNA-së, pasi që gjithmonë përgjigjet e ASHNA-së i ka përdorë në kontekstin negativ, duke i shkurtuar ato apo duke nxjerre prononcimet tona gjysmake ne mënyrë qe t`u humbet kuptimi.

Me titullin e kronikës “Kontrabandohet radari ajror nga Shqipëria në Kosovë”, e transmetuar me datë: 12.02.2017, gazetarja Thaçi qëllimisht ka dezinformuar opinionin publik, me qëllim të dëmtimit të imazhit të ASHNA-së. Se qëllimisht dhe për interesa personale Ardiana Thaçi sulmon ASHNA-në, dëshmon edhe fakti se, gjatë realizimit të kronikës në fjalë, gazetarja Thaçi është ftuar në ambientet e ASHNA-së, dhe i është sqaruar me fakte dhe dokumente komplet problematika për të cilën ajo ka qenë e interesuar, mirëpo ajo nuk ka pranuar as ti shikoj dokumentet duke thënë se këto janë të falsifikuara nga ana e ASHNA-së. Ndërkaq në kërkesën e Zëdhënësit të ASHNA-së, se kjo është akuzë e rëndë, ajo ka kërkuar nga ky i fundit që mos të përzihet, pasi që ajo nuk ka problem me të, mirëpo nuk ka sqaruar me kënd e ka problemin.

Gazetarja Thaçi, në një kronikë tjetër me titull  “Jashtë funksionit radari i aeroplanëve, bie siguria e fluturimeve në Kosovë”, e transmetuar me datë: 30.12.2016, konstaton se ka rënë siguria e fluturimeve, me c`rast bënë edhe shkelje te etikës së gazetarisë, pasi që nuk i është referuar asnjë eksperti të fushës aviacionit civil apo burimi tjetër i cili e vërteton konstatimin e sajë. Me këtë ajo ka tentuar shkaktimin e panikut në masë, pasi që në komentet e ndryshme të opinionit si në rrjetet sociale etj, është vërejtur se qytetarët kanë shprehur frikën e tyre për të udhëtuar përmes ANP “Adem Jashari”. Edhe pse problematika të cilën e ka trajtuar gazetarja e KTV-së, i është sqaruar nga ASHNA, se në raste të mosparaqitjes së fotografisë së radarit në monitor, përdoren procedura të caktuara të cilat janë të përshkruara në anekset e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të Kosovës (ICAO), dhe nuk përbëjnë cenim të sigurisë, përveç se në kësi raste procedimi i fluturimeve është më i ngadalshëm, mirëpo ky problem nuk ka paraqitë asnjë problem në mbarëvajtjen e rregullt të fluturimeve dhe as cenim të sigurisë.

Të gjitha këto shpifje dhe dezinformime të servuara opinionit nga ana e gazetares Ardiana Thaçi, kundrejt ASHNA-së, kanë dërguar ASHNA-në deri në pikën e ndërprerjes së bashkëpunimit me gazetaren e KTV-së Ardiana Thaçi. Ndërprerja e bashkëpunimit me gazetaren nuk nënkupton ndërprerjen  e bashkëpunimit edhe mediumin e KTV-se.

ASHNA do jetë gjithmonë e hapur dhe transparente ndaj opinionit publik dhe çdo mediumi i cili ka për qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, po kurrsesi gazetarët e tillë siç është Ardiana Thaçi, e cila punën e shenjtë të gazetarisë, e përdor për qëllime të caktuara dhe interesa të grupeve të caktuara.

ASHNA edhe njëherë siguron opinion publik që fluturimet nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë të sigurta, dhe nuk duhet të shprehin asnjë shqetësim në këtë drejtim, dhe kërkon që të kihet kujdes që mos të bien pre e dezinformatave të përhapura nga persona të tillë si Ardiana Thaçi, që qëllim të vetëm dhe parësorë kanë interesin personal në kurriz të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …