Në natën e ndërrimit të moteve, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka vizituar stafin e QKMF-së, Stacionin Policor dhe zjarrfikësit, ku me këtë rast i falënderoi për punën dhe angazhimin e pakursyer, që në çdo kohë janë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Deçanit. Mirënjohje dhe respekt gjithmonë! Gëzuar e shëndet! U ka thënë kryetari Ramosaj.