Ashtu sikur mijëra qytetarë anekënd viseve të ndryshme shqiptare, edhe autoritetet më të larta të vendit, kanë bërë homazhe në Prekaz. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e luftës heroike të familjes Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, kryeministri, theksoi se ajo ishte luftë mbrojtëse dhe ky fakt nuk mund të tjetërsohet asnjëherë. “Erdhëm sot këtu në 24 vjetorin e flijimit të tre brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, e bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jashrajave, ata ishin sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviqit edhe në dhjetor të viti 1991 dhe janar të vitit 1998, dhe të gjitha këto sulme ndaj Jashrajave ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, UÇK ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijnë e as nga mohimet që bëhen”, tha në mes tjerash, kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …