Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin “Statistikat e Shëndetësisë 2015”. Sipas të dhënave të paraqitura në këtë Raport mësohet se gjatë vitit 2015, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 39 mijë e 522 operacione. Po sipas këtij Raporti, në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) gjatë vitit 2015, ishin 877 mijë e 266 ditë shërimi në nivel të Kosovës me 160 mijë e 793 pacientë të shtrirë. Në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 mijë 804 lindje, ku 6 mijë 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 mijë 586 lindje janë kryer në mënyrë normale. Numri i fëmijëve të lindur është 23 mijë e 25. Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 mijë e 62, prej tyre: 25 spitale dhe 1 mijë e 37 institucione të tjera shëndetësore, si ambulanca, poliklinika etj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …