Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot ka publikuar raportin mbi “Statistikat e mirëqenies sociale” për tremujorin e katërt të vitit 2021. Ky publikim, ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontribut-paguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të “Trepçës”, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 895 familje me gjithsej 102 mijë e 904 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 460 familje.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …