Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e kaluar, ku vërehet dallim shumë i madh në vlerë mes importit dhe eksportit. Sipas këtij raporti, gjatë muajit tetor, vlera e mallrave të importuara ka qenë 580 milionë euro, derisa e atyre të eksportuara vetëm 87 milionë euro, raporton Express.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluara, ka rritje edhe në import e edhe në eksport. Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milion euro, ndërsa importi 580,3 milion euro, është një rritje prej 8.6%CXXXXX CX për eksport si dhe një rritje prej (10.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Në raport thuhet se eksporti mbulon importin me 15,0%. “Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10.4% n muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493 milion
euro krahasuar me deficitin 446.5 milion euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin 15 për qind, thuhet në raport.