MASHT kërkon nga DKA-të që ta mbikëqyrin situatën e gripit sezonal dhe nxënësit me gripit të qëndrojnë në shtëpi

ASK në bashkëpunim me MASHT-in kanë publikuar Statistikat e Arsimit për vitin akademik 2017/18

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar Statistikat e Arsimit për vitin akademik 2017/2018. Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 31.068, prej tyre në sektorin publik 27 289 fëmijë, ose 87.9%, ndërsa në sektorin privat 3.779 fëmijë, ose 12.1%. Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 248.044, prej tyre në sektorin publik ishin 244.149 nxënës, ose 98.4%, ndërsa në sektorin privat 3.895 nxënës, ose 1.6%. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 91.345, prej tyre në sektorin publik 88.444 nxënës, ose 97%, ndërsa në sektorin privat ishin 2.901 nxënës, ose 3%. Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 315 nxënës. Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 110.137, prej tyre në universitetet publike ishin 70.313 studentë, ose 63.9%, ndërsa në kolegjet private ishte 39.824 studentë, ose 36.1%.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …