Numri i familjeve që përfitojnë skema sociale nga viti në vit është duke rënë lehtë. Sipas rezultateve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në tremujorin e tretë të vitit 2015, ishte 27.609 dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skemë ka shënuar rënie për 1,929 ose shprehur në përqindje 6.5%. Numri i familjeve që marrin ndihma sociale në vitin 2014 dhe 2015, është më i vogël nëse e krahasojmë më vitin 2013 për 7.7 %. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa, i cili tha për KosovaPress se gjatë vitit 2013 numri i anëtarëve që kanë përfituar ndihmë sociale ka qenë mbi 123 mijë. “Sipas rezultateve në lidhje me ndihmat social që përfitojnë ekonomitë familjare, në vitin 2013, numri i ekonomive familjare që ka përfituar nga skemat sociale ka qenë 29 mijë e 688 familje, ndërsa, anëtarë 123 mijë e 554. Në vitin 2014, numri i ekonomive familjare ka pasur rënie në 27 mijë e 389 ekonomi familjare, ndërsa te numri i anëtarëve kemi 113 mijë e 842, do të thotë për vitin 2014. Pra, numri i familjeve që kanë fituar ndihma sociale në vitin 2014, është më i vogël për 2229 familje ose e shprehur në përqindje për 7.7 % krahasuar me vitin 2013. Mirëpo, në vitin 2015, përkatësisht në tremujorin e tretë, numri i ekonomive familjare që përfitojnë ndihma sociale është 27 mijë e 609 familje”, tha Bellaqa.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …