KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

ASK thotë se çmimi i rrymës është rritur, reagon KEDS sipas të cilit çmimet nuk janë ngritur në asnjë cent tash e disa vjet

Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin shtator 2020, ka thënë se ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike. Por KEDS përmes një reagimi ka mohuar këtë duke thënë se çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. “Çmimet e energjisë elektrike nuk janë rritur Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës. Çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë! Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij institucioni, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektrike”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …