Pjesëtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë në Veri, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka qenë dashur të jenë të parët që do të veshin uniformat e reje me simbolin e shtetit tonë. Mirëpo, edhe pse këto uniforma të reja janë dorëzuar nga Prishtina para më shumë se një jave në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në veri, ato akoma askush nuk i bartë. Burime të KosovaPress-it nga stacioni i Policisë në Zveqan, bëjnë të ditur se vendimi i prerë për mos bartjen e këtyre uniformave me simbole të Republikës së Kosovës është marrë në Kralevë të Serbisë, ku është edhe baza paralele e MPB-së për qarkun e veriut të Mitrovicës. Askush nga policët serbë nuk guxon të pajiset me uniforma që përmbajnë simbole të shtetit të Kosovës pa lejen tonë deri në një vendim të ardhshëm, ndërsa ne po shqyrtojmë format dhe mundësitë tjera për një gjë të tillë”, është urdhër nga Kraleva drejtuar krerëve të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut që është dhënë përmes telefonit para disa ditësh, kanë thënë burimet. Policia e Kosovë nuk ka përgjigje lidhur me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …