Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo parti të bëj koalicion edhe me Vetëvendosjen. Gjatë një interviste për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka vlerësuar se në Kuvend po mungon debati i mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, ku me këtë rast, ka ftuar partitë opozitare që të kthehen në Kuvend. Sipas tij, pamjet e gazit lotsjellës në Kuvend dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore nuk janë imazhe pozitive për vendin tonë. Ai ka shtuar se kriza politike do të tejkalohet me sukses vetëm duke respektuar rregullat demokratike dhe ligjet. “Opozita e ka një synim, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo po shndërrohet në një precedan që çdoherë pala e pakënaqur, në këtë rast humbësit e zgjedhjeve, pretendojnë zgjedhje të parakohshme. Prandaj, ky model nuk është shumë i pëlqyer, sepse krijon destabilitet të përhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Asllanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …