leoni

Asllanaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës “Kosova“ nga Fellbachu

Dy përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova“ që vepron në qytetin Fellbach të Gjermanisë, Refki Bytyçi dhe Shaha Berisha-Bytyçi u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate Kulturore që aktivitetin e saj e zhvillon tash e disa vite në lëmin e kulturës shqiptare në këtë pjesë të Gjermanisë, e falënderuar kryetarin Asllaanj dhe komunën për ndihmat që i kanë dhënë Shoqatës, sidomos me sigurimin e gardërobës për anëtarët e saj – veshjet kombëtare.

Komuna është ftuar që për festën e Shtatorit ta dërgoj një grup muzikor për të marrë pjesë në aktivitetet kulturore që organizohen në Fellbach.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …