Personeli arsimor në komunën e Junikut sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është nënshtruar testimit për virusin COVID-19 para fillimit të procesit mësimor, ku kanë pranuar rezultatin dhe asnjë nga personeli arsimor të testuar nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Vlenë të theksohet që komuna e Junikut së bashku me akterët lokal që nga shfaqja e pandemisë globale kanë bërë përpjekje maksimale në monitorim dhe ruajtje të shëndetit publik, ku fal disciplinës qytetare dhe bashkëpunimit të mirë me komunitetin deri më tani komuna e Junikut ka menaxhuar mirë situatën epidemiologjike, ku përveç numrit të ulët të rasteve asnjë rast nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor apo në Klinikën Infektive, do të thotë të gjitha rastet janë trajtuar nga dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik. Komuna e Junikut, Drejtoria për Arsim dhe Shtabi Emergjent Komunal, lusin personelin arsimor dhe nxënësit të tregojnë kujdesin maksimal në parandalimin a marrjes apo transmetimit të virusit duke respektuar tri masat bazë për parandalim:
-
MBAJTJEN E MASKËS
-
RESPEKTIMIN E DISTANCËS dhe
-
PASTRIMIN E DUARVE VAZHDIMISHT