Asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Nuk është regjistruar asnjë rast i ri i prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës, ndërsa testet kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje. Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, në vazhdimësi është duke e monitoruar situatën në Komunën e Malishevës. Edhe inspektorati komunal, së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke e mbikëqyrur zbatimin e masave nga ana e institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve, e po ashtu edhe komuna dhe sektori i shëndetësisë, janë duke ju ofruar mbështetje dhe shërbim të plotë rasteve të prekura, duke ju ofruar shërbimin e nevojshëm shëndetësorë, e po ashtu edhe duke ju ofruar mbështetje për të gjitha nevojat që kanë. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithëve pa dallim, që të vazhdojnë ti zbatojnë vendimet, masat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …