Asnjëra nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë, nuk kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndonëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan se kanë kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresaka pranuar 354 ankesa, derisa për shkelje të kodit të mirësjelljes, ka gjobitur subjektet politike me gjithsej 348 mijë euro. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit ka treguar për “Radion Evropa e Lirë” se deri më tani është paguar vetëm një shumë e vogël nga gjobat e shqiptuara. Prej kësaj shume, subjekti politik apo koalicion Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ka paguar mbi 10 mijë euro, kurse subjektet tjera nuk kanë paguar asnjë gjobë”, ka thënë Desku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …