Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me disa sfida, nga çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri te normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe ruajtja e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar nevojën për rishikimin e draft-statutit të Asociacionit në koordinim me ndërkombëtarët, duke siguruar përputhjen e tij me Kushtetutën e Kosovës. Nga ana tjetër, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, propozon dërgimin e draftit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese dhe zbatimin e tij bazuar në vendimin e gjykatës. Për Vetëvendosjen, Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet plotësisht, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja kërkojnë rishikimin e disa elementeve të saj. Ndërkohë, Haradinaj ka premtuar që dialogu do të përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke. REL
Kontrolloni gjithashtu
Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ndodhën në vizitë zyrtare në Amerikë, për fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po …