Xhelal Sveçla

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj pretendimeve të ministrit të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçlës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj pretendimeve të ministrit të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçlës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim ndaj një postimi të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, në të cilin, sipas AGK-së, është përdorur gjuhë e rrezikshme ndaj mediave dhe gazetarëve. “Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e [Listës] Srpska, Sllavko Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, [Aleksandar] Vuçiq. Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediat” thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …