Asociacioni i Komunave të Kosovës bën të ditur se masat ekzistuese anti-Covid do të vazhdojnë edhe për dy javë

Asociacioni i Komunave të Kosovës bën të ditur se masat ekzistuese anti-Covid do të vazhdojnë edhe për dy javë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që masat ekzistuese anti-Covid do të vazhdojnë edhe për dy javë. AKK-ja ka vlerësuar se në takimin që sot kanë pasur me ushtruesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, kanë diskutuar për situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme. “Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor.  Ministrja Bunjaku kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në  fuqi”, është thënë në komunikatën për medie të AKK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …