Asociacioni i Komunave të Kosovës, do të takohet me kryeministrin Hoti dhe tre ministra për të biseduar për kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, fillimi i procesit mësimor, si dhe situata epidemiologjike. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ka deklaruar “Kosovapress”-it se në këtë takim do të diskutohen disa tema kryesore do të jetë fillimi i procesit mësimor 2020/21, gjithashtu do të diskutohet edhe sa i përket kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milion eurove në komunat e Kosovës si përkrahje në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së covid-19. Do të diskutojmë edhe për situatën epidemiologjike në Republikën Kosovës, ku shpresojmë se disa masa që janë ndërmarr më herët të lirohen. Takimi do të mbahet të hënën, më 24 gusht.
