Asociacioni i Komunave të Kosovës vizitoi Komunën e Skenderajt

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me kolegë nga Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizituan sot Komunën e Skenderajt, më e goditura nga vërshimet masive, për të shprehur solidaritetin me qytetarët dhe udhëheqjen komunale si dhe gatishmërinë për mbështetjen në tejkalimin e situatës pas vërshimeve masive në këtë komunë dhe komuna tjera. Rastet e vërshimeve masive si në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë, Podujevë, Istog e zona të tjera, duhet të jenë fokus i Qeverisë, që sa më parë të krijoj e të lejoj të menaxhojnë komunat me Fondin Emergjent për përballje me dëmet nga fatkeqësitë natyrore për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, kërkesë e përbashkët e Bordit të AKK-së që doli nga kjo vizitë e duke gjykuar nga shkalla e dëmeve nga vërshimet në këto komuna. Jemi me qytetarët dhe udhëheqjet komunale të Skenderajt, Mitrovicës, Podujevës, Klinës e Istogut, në këto ditë të vështira, për të bërë gjithë çfarë mundemi bashkë, për ta tejkaluar këtë situatë, ka thënë kryetari Aliu me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i bazen uji

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …