Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Asociacionin që e kërkon Amerika nga Kosova, nuk është asociacioni që e pretendon Serbi. Dialogu duhet të trajtohet me prioritet, të kapitalizohet vëmendja amerikane për ta arritur një zgjidhje përfundimtare sa më shpejt me Serbinë, duke forcuar subjektivitetin ndërkombëtar, por ky forcim nuk duhet të bëhet me çmimin e defunksionalizimit të shtetit përbrenda. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë dialogun Kosovë – Serbi si çështje urgjente të sigurisë evropiane, dhe status kuoja do të rrezikojë edhe më shumë brishtësinë e kësaj sigurie – sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë, zhvillimeve kriminale në veriun e Republikës së Kosovës, dhe kërcënimit të hapur të Serbisë për luftë kundër Kosovës”, ka shkruar Meliza Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …