Qindra Muslimanë rohinjas u masakruan dhe u varrosën në pesë varreza masive, bëri të ditur një hetim i kryer kryer Associated Press. Agjencia e lajmeve raportoi se në bazë të deklaratave të një dëshmitari janë zbulura masakra në rajonin e Mianmarit e të Arakanit. Ato janë zbuluar në saje imazheve satelitore dhe videove të regjistruara nga telefonat celularë, të cilat kanë gjetur pesë varre të reja masive në fshatin Dar Pyin, në veri të Arakanit. Fshati u dogj dhe u shkatërrua plotësisht dhe së paku 75 trupa u vunë re në pamjet video të dëshmitarëve të masakrës. Sipas dëshmitarëve okularë, rreth 400 trupa janë gjetur në varre masive, raporton Anadolia. Një nga fshatarët lokalë që i shpëtoi masakër konfirmoi se ushtria e Mjanmarit kishte hyrë në fshat dhe kishte hapur zjarr ndaj civilëve. Dëshmitarët thonë se panë kur ushtria vrau një grua të moshuar dhe nipin e saj trevjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …