Fushata ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës, thonë ekspertët, është tani në mesin e luftërave më shkatërruese dhe vdekjeprurëse në histori. Brenda vetëm dy muajve, ofensiva izraelite në Gazë ka qenë shumë më shkatërruese se sa rrënimi i Halepit në Siri gjatë viteve 2012-2016, se i Mariupolit të Ukrainës dhe se bombardimi i Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Ka vrarë më shumë civilë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në fushatën e tij trivjeçare kundër grupit të Shtetit Islamik. por, nga copëzat e shpërthimeve të gjetura në vend të ngjarjes dhe nga analizimi i pamjeve të sulmeve, ekspertët janë të bindur se shumica dërrmuese e bombave të hedhur në enklavën e rrethuar janë të prodhuara nga SHBA-ja. Ata thonë se armët përfshijnë edhe bomba me peshë 900 kilogramë, të njohura si “bunker-buster”, si pasojë e të cilave janë vrarë qindra njerëz në pjesët e mbipopulluara. Derisa numri i përgjithshëm i të vrarëve në Gazë ka arritur tashmë në 20.000, komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për armëpushim. Izraeli zotohet se do të vazhdojë me luftën, duke thënë se dëshiron t’i shkatërrojë kapacitetet ushtarake të Hamasit, grupit radikal palestinez, i cili e kreu një sulm tronditës në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 240 të tjerë, bën të ditur Associated Press
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …