Pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj ka bërë homazhe para shtatores së atdhetarit pejan Haxhi Zeka.
Nisja e projekteve të mëdha për vendin gjithmonë kërkon motivimin nga historitë e figurave që bënë shumë për vendin. I tillë ishte Haxhi Zeka, pejani që bëri e dha çdo gjë për të sjellë dritë mbi vendin e tij. Prandaj, jo rastësisht jam këtu sot, për të filluar projektin tim për Pejën, për Pejën e Haxhi Zekës, për të sjellë krenarinë e munguar qytetit të tij, u shpreh Ademaj.
Në ditën e parë të aktivitetit të tij për kryetar të Pejës, Ademaj ka vazhduar me nderimin e dëshmorëve tē luftës së UÇK-së.
Zyra për informim
PDK – Pejë
049 691 110