MASAKRA E REÇAKUT
Njëzetë e dy vite kaluan
Prapë po kthehemi në Reçak
Aty ku bora e bardhë e janarit ’99
U la e dhe u skuq në gjak
E errët agoi ajo ditë e 15 janarit
Ku 45 civilë u vranë e masakruan
Atë ditë të zezë se harron shqiptari
Historia jonë me lot e shkruan
William Walker kur shkoi dhe i pa
Deklaroi me shumë dhimbje
Kjo masakër është krim kundër njerëzimit
Është ngjarja më trishtuese në jetën time
Reçaku edhe sot na flet si çdo 15 janar
Na e zgjon ndërgjegjen tonë të fjetur
Mos e harroni thotë zëri i atyre që u vranë
Një popull që harron të kaluarën gjen hatanë
Reçaku është zëri i ndërgjegjes sonë
Zë që na e rikujton gjithmonë
Të kaluarën tonë të përgjakshme
Ne kurrë mos ta harrojmë
Në përkujtim të Masakrës së Reçakut
Sot zemra ndjen dhimbje njësoj si atë ditë
Ndër shekuj me gjakun tonë të shtrenjtë
Ne e kemi shkruar historinë
Një gjë e kërkojmë sot prej botës
Me shumë këmbëngulësi
Për Masakrën e Reçakut
Duam drejtësi,drejtësi, drejtësi