Astrit Kolaj: Shteti i Kosovës duhet t’ i mbulojë të gjitha shpenzimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Astrit Kolaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se Shteti i Kosovës duhet të sigurojë mbështetje të plotë financiare dhe juridike për të gjithë të pandehurit që po ballafaqohen me aktakuza në Hagë, Kolaj kritikoi ndryshimet e fundit në Udhëzimin Administrativ që hoqën mundësinë e mbulimit të shpenzimeve të paparashikuara, duke theksuar se kjo është mungesë vullneti politik. Avokatët dhe organizatat që mbështesin të akuzuarit kërkojnë që shteti të respektojë ligjin dhe të sigurojë mbrojtje dinjitoze për të akuzuarit. Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka sqaruar se shpenzimet për mbrojtjen e tij janë mbuluar në përputhje me marrëveshjen ndërmjet avokatit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ziadin Sela e ka konsideruar skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me gjuhën shqipe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela e ka konsideruar  skandaloze …