leoni

Astrit Dervishaj: Radio-Kosova e lirë, Zëri i Lirisë

Astrit M. Dervishaj: RADIO KOSOVA E LIRË

I mora R-në  rëndësisë
Në të ishte zemra
I mora A-në  atdheut
Dashuria ishte brenda
I mora D-në detit valë-valë
Në të ishte pastërtia
I mora I-në  idealit
Në të ishte atdhedashuria
I mora O-në orës
Në të ishte liria
I mora K-në krenarisë
Në të ishte zëri i luftës
I mora O-në oazës
Në të ishin plumbat e pushkës
I mora S-në  sakrificës
Në të ishin plagët e gjaku
I mora O-në ortekut
Në të valonte bajraku
I mora V-në viteve
Nëtë ishte historia
I mora A-në atdhedashurisë
Në të ishin sakrificat dhe liria
I mora E-në erës
Në të ishin ishin luleboret e pranverës
I mora L-në lapsit
Në të ishte ngjyra e gjakut
I mora I-në idealit kombëtar
Në të ishte ngjyra e bajrakut
I mora R-në rinisë
Në të ishin heronj , martirë e dëshmorë
I mora Ë-në ëmbëlsisë
Në të ishte krenaria jonë
I lidha të gjitha bashkë
Dhe jehoi një zë që këput zinxhirë
E para kryefjalë e fjalëve
RADIO KOSOVA E LIRË
URIME 23 VJETORI I THEMELIMIT
NJËZETË E TRE  VITE “RADIO KOSOVA E LIRË”
Njëzetë e tre vite zë luftës dhe i lirisë
Njëzetë e tre vite zë i paqes e i çlirimit
Njëzetë e tre vite zëri i atdhedashurisë
Njëzetë e tre vite zë  simbol i bashkimit
Njëzetë e tre vite më parë kur lindi në luftë
Njëzetë e tre vite kur u vendos në Berishë
Njëzetë e tre vite zë i ëmbël që kurrë su humb
Njëzetë e tre vite zëri i pashuar i lirisë
Njëzetë e tre vite barti  flakadanin e fitoreve
Njëzetë e tre vite në mbrojtje të krenarisë
Njëzetë e tre vite në përkujtim të dëshmorëve
Njëzetë e tre vite, 18 vëllime “Feniksët e Lirisë”
Njëzetë e tre vite, mbrojtëse e vlerave të luftës
Njëzetë e tre vite emblemë mediatike e lirisë
Njëzetë e tre vite radio e vetme në shqiptari
Njëzetë e tre vite simbol ruajtjes së lavdisë
Njëzetë e tre vite kur një zë thirri nga bjeshka
Njëzetë e tre vite kur nga doli në hapsirë
Njëzetë e tre vite në gazetari  alfa dhe omega
Njëzetë e tre vite Radio Kosova e Lirë
Njëzetë e tre vite zëri që trandi bjeshkë e male
Njëzetë e tre vite zëri që luftës i dha zjarr
Njëzetë e tre  vite zëri i Ushtrisë Çlirimtare
Njëzetë e tre vite zë që askush nuk e  ndal
Njëzetë e tre vite zë unik ndër vite ka mbetur
Njëzetë e tre vite zë autentik,në dritë e errësirë
Njëzetë e tre vite zëri që do të jetoj me shekuj
Njëzetë e tre vite zëri: Ju flet Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …