Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, gjatë fushatës për zgjedhjet brenda partisë ka thënë se humbja e 25 qershorit ishte më e rënda deri tani dhe duhet të ketë analizë e të mbahet përgjegjësi. “Kemi 14 mandate më pak në të gjithë Shqipërinë dhe gati 10% më pak të votave kombëtare, por ndryshe nga para katër viteve, nuk ka më asnjë përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Nuk mund të quhet përgjegjësi, që kryetari i cili udhëhoqi PD_në gjatë këtyre katër viteve, të thotë që unë ngriva dhe kjo është ajo që mund të bëj për Partinë Demokratike. Një gjë që nuk ia lejoi vetes Sali Berisha, përpara katër viteve, ne nuk duhet t’ia lejojmë Lulzim Bashës sot, i cili ka humbur edhe më thellë se Berisha. Unë nuk besoj se ka ndonjë në këtë sallë, që të mendojë se Lulzim Basha është edhe më i fortë, edhe më i zoti, edhe me më shumë kontribute se Sali Berisha, i cili mori atë vendim që mori para katër viteve”, u shpreh Astrit Patozi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …