At Nikollë Marku: Organizata fashiste greke Agimi i Artë” ka kryepeshkop antishqiptarin Janullatos

Anastas Janullatosi është  një prift i thjeshtë për atë pakicë greke në Shqipëri, pakicë që bën mirë të distancohet nga ju. Ai meriton vetëm një dekoratë, atë të armikut tradicional të shqiptarëve, meqë ai distancohet nga deklarimet e Agimit të Zi, deklarime fyese dhe përçmuese për shqiptarët në tërësi? Këtu ndryshojmë ne si kombe, sepse kurrë nuk do të përdorim fjalor të tillë për kombe tjera dhe as për kënd në botë, kjo është kultura jonë fetare dhe shoqërore. Deklaratat e mirëfillta politike të Agimit të Zi neo-nazist grek kundër kombit shqiptar dhe mbështetja për Janullatosin ishin tregues i qartë se misioni Janullatos është pushtimi fetar i ortodoksisë dhe imponimi politik për Vorio Epirin me fantazmat neo-naziste.


 


Mbështetja që i japin këtij prifti pa diskutim që është në kundërshtim me misionin e tij fetar. Ndodh rastësisht apo ka një strategji?. Kjo forcë politike, fatkeqësisht edhe parlamentare në Greqi, na bën të mendojmë thellë dhe të bëjmë kujdes me këtë provokim të hapur nazisto-Janullatos. Janullatos nuk kërcënohet nga askush në Shqipëri, por veprimtaria e tij shoviniste-naziste greke në dëm të kombit shqiptar po e rrezikon vetë atë. Shpeshherë punët që bën njeriu i sjellin atij humbjen dhe rrezikun, të cilin ai e ndien për shkak të koshiences që ka personalisht vetë. Kjo po ndodh edhe me Janullatosin.


Të merresh me ceremoni përkujtimore të ushtrisë greke pushtuese në Shqipëri dhe me mbështetje politike të një partie me pikëpamje raciste dhe sidomos anti-izraelite, si ajo e Agimit të zi grek, patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.


 


Të zhvarrosësh varret shqiptare dhe t’i quash greke patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar. Të përdorësh shtetin grek si presion kundër emigrantëve shqiptarë patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.


Të tjetërsosh kishën ortodokse të Shqipërisë në favor të helenizmit patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar. Të bashkëpunosh me organizata antishqiptare dhe qeveri fantazmë të Vorio-Epirit, patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar. Të koordinosh me kishën serbe për veprime terroriste në dëm të shqiptarëve në Mitrovicë patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.


 


Që të mbetesh në historinë e kombit shqiptar, si rilindësi i besimit ortodoks shqiptar, duhet ta meritosh me veprime të drejtpërdrejta në dobi jo vetëm të besimtarëve, por dhe të kombit në tërësi, ju Janullatos e dini mirë që nuk e meritoni. Ju meritoni dekoratë në vendin tuaj si oficer i helenizmit të paqenë në Shqipëri. Është bërë një gabim i tmerrshëm me dekoratën që të ka dhëne presidenti Topi si dhe kreu i PS-së, Edi Rama, me titullin qytetar nderi i bashkisë së Tiranës. Ne shpresojmë të kalbet sa më shpejt në duart tuaja dhe të ndryshket dekorata në gjoksin tënd.


 


Të trajtojmë pak censusin e organizuar në Shqipëri për personat rezidentë. Të gjithë e dimë që besimtarët ortodoksë në Shqipëri nuk janë as 6 as shtatë e as tetë për qind, besimtarët i kalojnë 20 për qind, por pjesa më e madhe janë në emigracion. Propaganda e Janullatosit, Dulës etj, për të shtuar numrin e grekëve në Shqipëri bëri efekt të kundërt në deklarimet e shtetasve. Ortodoksët shqiptarë e kanë të qartë strategjinë e Janullatosit për greqizëm dhe copëtim të ri të Shqipërisë me Vorio-Epirin, prandaj iu shmangen deklarimit fetar.


 


Ky veprim ishte një shuplakë për veprimtarinë e Janullatosit. Tani ky prift po bën census besimtarësh vetë! Ky veprim është akuzë e drejtpërdrejtë ndaj shtetit, i cili organizoi këtë census me insistim të Greqisë dhe shovinistëve. Shteti duhet t’i kthejë përgjigje Janullatosit, si për censusin, ashtu dhe Agimit të Zi për degët që kërkon të hapë në jug të Shqipërisë. Shqipëria e ka me kushtetutë, të cilën po e citoj: Neni 9: “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështetet në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara me ligj”.


Është e qartë. Agimi i zi nuk duhet të shkelë në Shqipëri, sepse e ndalon ligji. Kush i fton dhe lejon të futen në territorin shqiptar, kryen vepër penale ndaj kushtetutës dhe sovranitetit territorial të atdheut.


Në një intervistë në televizionin grek me siglën NET, Janullatos shpjegon qartë se si ka ardhur në Shqipëri me një telefonate të çuditshme nga një person enigmë dhe me urgjencë, se nuk priste puna! Çfarë kishte që nuk priste puna me aq urgjencë, sa udhëtoi menjëherë për Evropë?. Është e kuptueshme, kishte ardhur dita për të futur agjentin shovinist në jug të Shqipërisë.


 


Janullatos gënjen kur thotë se në shkollat shqiptare mësohet urrejtja ndaj popullit grek. Kjo deklaratë është nxitje e rrezikshme për popullin grek kundër kombit shqiptar.


Janullatos gënjen kur thotë se në Shqipëri u bëhet qejfi për krizën greke. Nuk është e vërtetë, nuk ka në Shqipëri njerëz që u bëhet qejfi për krizën greke, përkundrazi, ne urojmë që ajo të kalojë sa më shpejt. Janullatos spekulon kur thotë se “shqiptarët u pritën krahëhapur në Greqi”. Jo, shqiptarët po ndërtojnë Greqinë me djersën e ballit dhe paguhen të diskriminuar krahasuar me emigrantët e kombeve të tjera.


Nuk i lejohet një kleriku të ofendojë njerëz me epitete si: idiotë, injorantë, fanatikë, dallkaukë etj. Bën mirë që flet, sepse tregon se kush je në të vërtetë, epitetet që përdor janë shumë afër me programin racist të partisë Agimi i zi.


 


Dua t’i kujtoj Janullatosit që të mos bëhet bimbash i Gjirokastrës apo i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, sepse vetiu do të lindë një Çerçiz Topulli. Teshtimat e Greqisë urojmë të mos jenë nga gripi i derrit apo i pulave.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …