Philip Kosnet

Ata që flasin për luftën kundër korrupsionit, duhet të kenë vepra kundër tij, porosisin Kosnett e Abbott

Philip Kosnett, ambasadori i SHBA-ve, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend. Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.  “Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai. Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i para fushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje. Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni, kanë porositur Philip Kosnett e Nicholas Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër përpjekjeve të dështuara, edhe sot Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota

Në seancën e sotme, si dhe në ato të mëparshme, Albulena Haxhiu mori mbështetje vetëm …