Në një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, u fol edhe për temën e korrigjimit të kufijve. Kryeministri i Shqipërisë i njohur edhe për deklarata skandaloze është cituar të ketë thënë me këtë rast se kush është kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, “është tradhtar dhe gomar”. Rama këtë deklaratë të papeshuar e bërë duke komentuar qëndrimin e kryetarit të Kosovës për korrigjim të kufirit. Ai tha se nuk mund të ecet gjithmonë me takime ku bëhen vetëm fotografi. “Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar. Hashim Thaçi është president i vendit dhe komandant i Ushtrisë. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit është tradhtar, e tradhtari është gomar”, tha ai, transmeton kosovapress. Duke folur për tarifën 100 për qind, Rama tha se vendimi i Qeverisë të Kosovës është reagimi më normal në një situatë anormale. “Nuk mundet dot të vazhdojë të pranojë Kosova që mallrat e Kosovës të jenë të palejuara e mallrat serbe të vazhdojnë të hyjnë”. Shqipëria është e interesuar të ndërtojë raporte strategjike me Serbinë, por ajo nuk duhet të përdor dy fytyra, një me Kosovën e një me Shqipërinë. Kjo është e papranueshme. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dorë si dy shqiponja krenare”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …