GGrenell - Biden: Asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve në SHBA, Kosova dhe Serbia do të detyrohen të presin përsëri

Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, kryetari Hashim Thaçi, sot duhet të festojë në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë, deklaroi Grenell

Richard Grenell, i dërguar për misione të veçante i presidentit amerikan Donald Trump, e ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë. Ai tha se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. “Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, deklaroi Grenell. Ai  theksoi se jo vetëm evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. “Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, deklaroi misionari special i ShBA-së. Ky burg  i padrejtë duhet të marrë fund, theksoi ai duke ia vendosur postimit edhe një hashtag me emrin e ish-kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

Javën tjetër nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se javën e …